Komentatori politik, Halil Matoshi komentoi zhvillimet e fundit politike dhe funksionimin e demokracisë në vend.
Matoshi tha se demokracia kërkon balancë shoqërore dhe institucionale mes partive politike, ndërsa sipas tij, kryeministri Albin Kurti po synon të përqendrojë kontroll mbi të gjitha institucionet.
Ai u shpreh se në një sistem demokratik nuk mund të ketë “pushtet total” dhe se, sipas tij, zgjidhja duhet të vijë vetëm përmes vullnetit qytetar, duke përfshirë edhe diasporën në proceset zgjedhore.
“Demokracia jonë thotë se partitë politike duhet me pas një balancë shoqërore, e Kurti po don të gjitha institucionet. Le të vijë diaspora dhe populli i Kosovës ta votojnë 80%, se ndryshe nuk bëhen krejt. Në demokraci nuk ka krejt. Kjo që po kërkohet është çmenduri, është fundi i çmendurisë,” u shpreh Matoshi në Politiko.
Ai shtoi se “gjërat duhet të thuhen drejtpërdrejt dhe jo të zbukurohen”, duke theksuar se, sipas tij, situata aktuale politike është shqetësuese dhe varet nga vullneti i qytetarëve.