Ministri i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca, gjatë qëndrimit në New York për seancën e Këshillit të Sigurimit, ka zhvilluar takime me përfaqësues të mërgatës shqiptare në Amerikë, raporton GazetaBlic.
Ai theksoi se këto takime janë fillimi i një serie angazhimesh për të rritur mbështetjen dhe organizimin e diasporës, duke e cilësuar atë si faktor kyç për zhvillimin e vendit.
Konjufca vlerësoi rolin historik të mërgatës në rrugën e Kosovës drejt lirisë dhe shtetësisë, duke shtuar se ajo mbetet e rëndësishme edhe sot për integrimin euro-atlantik dhe forcimin e lidhjeve me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2FGlaukKonjufca1981%2Fposts%2Fpfbid024ahgYvjsKoeJTTUWJ4qqktw5XGUVJNKrhYRzeFa2Kv1owQAz5CfNDw5EHSXefdYLl&show_text=true&width=500