Lajme

Haradinaj, Qeverisë: Kthjelluni

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
12:21 / 31 March 2022

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka komentuar mbi lajmin se Kosova ka përfituar grant prej 32 milionë dollarësh nga ShBA, për objektiva zhvillimore, duke e quajtur lajm fantastik.

Megjithatë, Haradinaj tha se donte që Kosova të përfitonte 232 milionë dollarë.

“Do të isha shumë i lumtur sikur sot, njoftimi të ishte se Kosova përfiton 232 milionë dollarë, duke përfshirë këtu edhe ato 200 milionë për gazsjellësin”, ka shkruar Haradinaj, transmeton Sot News.

“Taksapaguesve amerikanë, faleminderit”, shtoi ai.

“Qeverisë, kthjelluni!”, përfundoi Haradinaj.