4:47 / 30 April 2022
Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj sot ka vizituar “Qafën e Mullarit” vendin ku ka rënë dëshmor vëllai i tij.
Këtë vizitë ai e bëri i shoqëruar me djalin e Shkëlzen Haradinajt, Luanin e ri, përcjell Klankosova.tv.
“Jemi në “Qafë të Mullarit”, është vendi ku është vrarë Luani, sot është edhe dita e rënien së Ilaz Kodrës. Nderime për Ilazin, Luanin, Feminë, Gjevën e Abedinin e të gjithë që kanë rënë për liri”, u shpreh Haradinaj.