Lajme

Haxhiu: Qytetarët nuk i duan zgjedhjet, të unifikohemi per presidentin 

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
12:53 / 19 April 2026

Albulena Haxhiu, u.d. e presidentes dhe kryetare e Kuvendit, ka folur në lidhje me zhvillimet politike në Kosovë.

Ajo ka vlerësuar se qytetarët nuk i duan zgjedhjet.

“Mendoj që qytetarët nuk i duan zgjedhjet në Republikën e Kosovës në këtë moment. Në dhjetor të vitit të kaluar ata kanë votuar për partitë politike, pra në këto zgjedhje, prandaj mendoj që askush nuk do të duhej të synonte që me veprimet e tyre ta çojnë vendin në zgjedhje. I ftoj që të përbashkohen, të unifikohen, e pastaj betejat për çështje të tjera i lëmë pas zgjedhjes së presidentit”, tha Haxhiu