Dialogu në Bruksel është mënyra më e mirë për të realizuar vizionin që ndajmë – ta shohim Kosovën të zërë vendin e saj në strukturat evropiane dhe euroatlantike, tha në një intervistë ekskluzive për KoSS ambasadori i SHBA-së në Prishtinë, Jeff Hovenier.
Ai pohon se Shtetet e Bashkuara për të krijuar më shumë hapësirë për të lehtësuar dialogun, i kanë “rekomanduar” Beogradit dhe Prishtinës që të vazhdojnë zbatimin e tij pas skadimit të moratoriumit njëvjeçar nga Marrëveshja e Uashingtonit.
Në anën tjetër, ai thotë se Qeveria e Kosovës ka të drejtë sovrane që të marrë vendim për të aplikuar për anëtarësim në Këshillin e Evropës dhe se Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbështesin integrimin e Kosovës, përfshirë edhe në Këshillin e Evropës.
Ndryshe Hovenier, ka bërë vizitën e tij të parë në Mitrovicën e Veriut këtë javë që nga marrja e detyrës në janar të këtij viti.