Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Enver Hoxhaj, në Klan Kosova ka komentuar zhvillimet e fundit politike dhe dështimin e zgjedhjes së presidentit të vendit.
Ai tha se shkuarja në zgjedhje të reja parlamentare është përgjegjësi e kryeministrit në detyrë, Albin Kurtit.
“Është dështim i atij i cili fitoi zgjedhjet me 28 dhjetor i Kurtit. Kur i fiton zgjedhjet nuk fiton vetëm me qeverisë, i fiton zgjedhjet për ta drejtuar vendin dhe njëra prej gjërave se si udhëhiqet vendi është edhe krijimi i institucioneve të reja. Për mua nuk ka qenë befasi ajo se çka ka ndodhë sepse në momentin kur ne e pamë që Kurti është i interesuar ta votojë Qeverinë ta formojë Qeverinë, pas konstituimit të Kuvendit ta votoj buxhetin t’i kryej marrëveshjet ndërkombëtare dhe do duhej të kishte hierarki krejt tjetër, do duhej të zgjidhej fillimisht presidenti dhe kur nuk pati vullnet politik ishte e qartë që do shkojmë përsëri në zgjedhje, meqë përpjekjet e tij ishin teatër politik, pashmangshëm shkuarja në zgjedhje është përgjegjësi e Kurtit”, tha Hoxhaj.