Lajme

Hyseni: Mënyra se si Kurti po e bën dialogun shkon tërësisht në favor të Serbisë

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
1:39 / 20 April 2022

Nuk është aspak e rëndësishme arritja e një marrëveshje për targat me Serbinë.

Ish-Koordinatori Nacional për Dialog, Skender Hyseni, ka deklaruar kështu për Klankosova.tv, duke theksuar se Qeveria e Kosovës po vazhdon me gabime strategjike në dialog me Serbinë.

Sipas tij, mënyra se si kryeministri Albin Kurti po e zhvillon dialogun i shkon në favor Serbisë.

“Nuk është aspak e rëndësishme një “marrëveshje” për targat me Serbinë, u arrit, s’u arrit. Nuk ka asnjë vlerë, apo relevancë. Qeveria e Kosovës po vazhdon me gabime strategjike në dialog me Serbinë”.

“Dhe, mënyra si e bën dialogun Kurti shkon tërësisht në favor të Serbisë, e cila e do ruajtjen e status-quos në raportet Kosovë-Serbi, duke bërë lojëra të tipit: “Hajde po improvizojmë diçka?”, tha ai.

Tutje Hyseni ka thënë që e vetmja çështje që duhet të bisedohet me Serbinë është njohja e ndërsjellë, e jo diçka tjetër.

“Vetëm kështu zgjidhen dhe bëhen të zbatueshme të gjitha çështjet tjera të natyrës teknike midis dy vendeve”, u shpreh ai.