Ish-zëvendësministri në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale, Besart Dreshaj, vlerëson se qeveria aktuale është larg përmbushjes së zotimit për t’u shërbyer qytetarëve.
Ai këtë e ka thënë duke komentuar prezantimin e skemës së punësimit, ku synohet që të punësohet një person për familjet që nuk e kanë asnjë të punësuar.
“Është vendim që nuk është analizuar mirë, vendim populist dhe vendim manipulues për njerëzit e shtresës së varfër, të cilët kanë nevojë për tregun e punës”.
“Është vendim vetëm për poenë politikë. Edhe shtresa e mesme është shndërruar në shtesë sociale pothuajse”, ka thënë Dreshaj për emisionin e ekonomisë, Portofol, në Klan Kosova FM.
“Qeveria duhet ta ndryshojë programin për punësim sepse nuk ka ofruar deri tani asgjë përveç deklaratave bombastike. Duhet të nxjerrë pako stimuluese për bizneset”.
Dreshaj më tej ka thënë se duhet të futen mjete në investime kapitale, pasi që sipas tij, kjo do t’i jepte impuls zhvillimit ekonomik.
Lajme
Ish-zëvendësministri Dreshaj: Me skemën e punësimit qeveria manipulon shtresën e varfër
1:39 / 24 July 2022