1:36 / 24 July 2022
Ish deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës Gani Koci, i ka reaguar presidentes Vjosa Osmanit, e cila gjatë ditës ka deklaruar se nuk do të harrohet se kush ka kontribuar më së shumti në krijimin e Gjykatës Speciale.
Koci në reagimin e tij ka thënë se hija e Hashim Thaçit do ta ndjekë edhe në ëndërr Osmanin.
Ish deputeti i PDK-së është treguar i ashpër në reagimin e tij duke e quajtur Osmanin si të pacipë.
“Të mbuloftë turpi Vjosa Osmani! Prej se e zvoglove barkun tu ka rrit gjuha dhe goja. Po vjell e po llapë e nuk po ndalesh edhe sot kunder Hashim Taçit. Hija e Hashim Thaçit ka me të ndjek edhe në anderr. Je e pa cipë!”, ka thënë Koci.
