Lajme

Kim Mehmeti: Mjaft më me atë antireklamë për turizmin shqiptarë!

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
9:24 / 18 July 2022

Nga Kim Mehmeti

Mjaftë më me atë antireklamë për turizmin e Shqipërisë. Mos i përgjithësoni gjërat sepse jo vetëm në Vlorë, por edhe në Prishtinë e Shkup, mund të hasni në ndonjë shqiptar idiot që dehet me këngët e Cecës, në kamarierë hajdut që do ua faturojnë edhe atë që kanë ngrënë ata vetë si dhe, në pronarë hotelesh që do ua taksojnë edhe ëndrrat që keni parë në bujtinat e tyre.

Bregdetin shqiptar e zbukuron edhe buzëqeshja rinore dhe mikpritja shqiptare. Mos bini pre e antireklamës së paguar nga ata që duan ta dëmtojnë shqiptarinë.

Po, në bregdetin shqiptar nuk do ju presin si në atë kroat, grek, malazez…, por krejt më ndryshe: shumë më lezetshëm. Ashtu që të ndjeheni si duke udhëtuar nëpër ëndrrat e shqiptarisë! Kim Mehmeti’