Lajme

Kosova e mund Qipron, bëhet lidere e grupit

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
6:04 / 2 June 2022

Kosova ka arritur që ta mposhtë Qipron me rezultat 0-2 në kuadër të Ligës së Kombeve

Pjesa e parë u mbyll me rezultat 0-0, ndërsa pjesën e dytë “Dardanët” e nisën furishëm duke krijuar shanse të mira shënimi, ku Qipro u mbajt deri në minutën e 65-të ku shënoi Valon Berisha për t’ia dhuruar epërsinë fillestare Kosovës.

13 minuta më vonë ishte Edon Zhegrova ai që e dyfishoi epërsinë e Kosovës, gol ky që ishte edhe rezultati final.

Më vonë, do të luaj edhe Greqia kundër Irlandës së Veriut, që janë në grup me Kosovën.

Ndeshja e radhës për Kosovën do të jetë ajo kundër Greqisë të dielën në “Fadil Vokrri.