4:45 / 21 March 2023
Nezir Kraki, analist dhe “profesor” në Francë, ka shkruar një status në lidhje me një postim të z. Avdullah Hotit, ish-kryeministër i Kosovës dhe tash deputet i LDK-së. Në fakt, z. Kraki ka komentuar një status të vitit 2020, ku Hoti kishte theksuar se e ka mirëpritur propozimin e ambasadorit Richard Grenell për t’ia ndryshuar emrin e liqenit të Ujmanit në liqeni i presidentit Trump.
E në postimin e tij, z. Kraki ka përdorur gjuhë absolutisht në kundërshtim me premisat e një debati politikisht korrekt. Madje, ai ka përdorur një term ofendues, duke i cilësuar Hotin dhe LDK-në, parti e cila ishte atëbotë në pushtet, si “idiota”. Pra ai ka përdorur shumësin e idiotit.