Lajme

Luizi ngre dyshimet: Pse nuk u diskutua në ‘Prime’ ndarja e Kristit dhe Keisit?

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
4:46 / 21 March 2023

Banorët kanë pasur pikëpyetje për faktin se gjatë prime-t të djeshëm, nuk është diskutuar krisja e marrëdhënies mes Kristit dhe Keisit. Ata kanë diskutuar së bashku në verandë për këtë çështje, duke ngritur hipoteza të ndryshme.

Teksa disa prej tyre mendojnë se mund të diskutohet të martën, Luizi ka ngritur dyshime. Sipas tij, vëllai i madh dhe publiku di diçka që banorët aty brenda nuk e dinë dhe kjo ka bërë që të mos diskutohet.Luizi: A ju bëri përshtypje që nuk u prek fare tema Kristi-Keisi?

Fotini: Them se do jetë javës tjetër Kristi: Pse duhet? Luizi: U prek ajo që u tha e pabesë e jo më e juaja. Kristi: Në varësi të shpjegimit që dhamë e komunikimit që bëmë…Ju dilni në realitet, shihni një çift që ka probleme, nuk është normale. Olta: Ajo e juaja ishte e rëndësishme Luizi: Vëllai i Madh, kamerat mbase kanë e dëgjuar diçka që ne jo, e që nuk e konsiderojnë kaq të rëndësishme për Prime.

Keisi i ka dhënë fund raportit me Kristin, pasi sipas saj, nuk ka shumë pëlqim. Ky qëndrim i saj duket se ka ndodhur pas hyrjes së Sabianit brenda në shtëpi dhe faktin që ai nuk e kishte mbështetur këtë lidhje jashtë. Këtë e tregojnë dhe vetë fjalët e Keisit, e cila i tha Kristit se imponimi i banorëve në këtë marëdhënie bëri që ajo të frikësohet e të mos e vijojë dot më tej.

Po ashtu, ajo pranoi se ka harruar veten, duke qëndruar pas Kristit. Ky i fundit, u tregua shumë i kuptueshëm me Keisin edhe pse pranoi se do mërzitej që të mos e vijonin më tej njohjen brenda shtëpisë.