Lajme

Krasniqi: Kurti, Osmani dhe Gërvalla kanë mungesë partneriteti, Shtëpia e Bardhë s’po i pret

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
9:49 / 22 March 2022

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, vlerëson se krerët institucionalë duhet t’i ruajnë raportet me partnerët në kuadër të politikës së jashtme.

“Mungesa e politikës së jashtme vërehet pasi në raport me partnerët dhe politikën e jashtme duhet që ministrja e Jashtme, kryeministri dhe presidentja t’i ruajnë raportet”.

“Politika e jashtme e Kosovës është pothuajse joekzistente, e të tjerët këtë rast e presin që të ecin para nesh”.

Krasniqi, në “Rubikon”, deklaroi se presidenten Vjosa Osmani, kryeministrin Albin Kurti dhe kryediplomaten Donika Gërvalla s’po i pret Shtëpia e Bardhë.

“Sot kemi shterpësi totale te politika e jashtme dhe nuk e shoh se ministrja bën gabime të shteteve dhe flamujve. Problemi kryesor, edhe pse është bërë një vit, është se Kurti dhe Gërvalla nuk kanë vizituar shtetet e Kuintit.

“Kurti s’ka ftesë nga administrata, ai mund të jetë i ftuar ndryshe dhe të thotë se do të udhëtojë në maj. Njëjtë pati vepruar edhe presidentja, që ka ligjëruar në një universitet dhe mbështeti promovimin e filmit ‘Zgjoi’ në Amerikë dhe pas kthimit takoi vetëm zonjën Nullan”, tha Krasniqi.

Krasniqi, në lidhje me ShBA-në, nuk la pa përmendur edhe ish-presidentin e vendit, Hashim Thaçi.

“Ish-kryeministri dhe presidenti Thaçi s’ka pasur mundësi me kalu një vit pa e vizitu Shtëpinë e Bardhë. Këtë e shoh si problem, pasi tani ata s’e presin as kryeministrin, as presidenten e as ministren, pasi mendoj që kanë mungesë të partneritetit”, tha Krasniqi.