Kryetari i PDK-së Memli Krasniqi ka pritur sot në takim ambasadorin e OSBE-së në Kosovë, Michael Davenport, me të cilin ka diskutuar mbi gjendjen aktuale politike në vend dhe nevojën e reformës zgjedhore në përputhje me rekomandimet e Bashkimit Evropian.
Krasniqi me këtë rast ka shprehur mirënjohje për punën e OSBE-së në sektorë të ndryshëm në Kosovë.
“Partia Demokratike e Kosovës si lidere e opozitës, krahas kompetencave të saj, do ta mbështesë reformën zgjedhore, si proces të rëndësishëm për të ardhmen e vendit”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.
Postimi i plotë:
Sot, takova ambasadorin e OSBE-së në Kosovë, Michael Davenport, me të cilin diskutuam për gjendjen aktuale politike në vend dhe më gjerë, me theks të veçantë për nevojën e reformës zgjedhore ne Kosovë, në përputhje me rekomandimet e Bashkimit Evropian.
Ambasadorit Davenport i shpreha mirënjohje për punën e OSBE-së në sektorë të ndryshëm në Kosovë.Partia Demokratike e Kosovës si lidere e opozitës, krahas kompetencave të saj, do ta mbështesë reformën zgjedhore, si proces të rëndësishëm për të ardhmen e vendit.