“Tik-Tok” është aplikacioni i cili ka arritur të bëhet një ndër aplikacionet më të shkarkuara në vitin 2021.
E ndikimi i këtij aplikacioni është shtrirë edhe në Kosovë, ku si duket ka prekur edhe deputetët e Kuvendit të Kosovës.
Së fundmi, përmes fjalëve të cilat janë bërë të famshme nga përdoruesit kosovarë të “Tik-Tok”, janë përplasur deputeti i VV-së, Artan Abrashi dhe deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku.
Fillimisht, Abrashi ka qenë ai i cili ka shpërndarë një status të Lushtakut duke e pyetur “Mërgim, ka je ma vonë?”.
“Mos u merakos për këtë punë! Këtu jam! Më vjen mirë që hipokriti e ka dëgjuar kritikën time dhe ka reflektuar pozitivisht”, ia ka kthyer Lushtaku.
Kujtojmë se shprehjet “Ka je ma vonë?” dhe “Mos u merakos për atë punë”, janë shprehje të cilat janë bërë trend së fundmi në “Tik-Tok”.
