Lajme

Kurti flet për takimin me këshilltarin e Bidenit, e quan “të shkëlqyer”

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
1:52 / 18 May 2022

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur për takimin që ka pasur sot në SHBA me këshilltarin për Siguri Kombëtare, Jake Sullivan.

Kurti me anë të një postimi në Twitter ka thënë se lidhja e Kosovës me SHBA-në është “e pathyeshme” duke u bazuar në vlerat dhe prioritetet e përbashkëta, shkruan lajmi.net.

Kryeministri tha se temë diskutimi ishte edhe pushtimi rus i Ukrainës i cili sipas Kurtit përbën kërcënim të drejtpërdrejtë për interesat e SHBA-së dhe Kosovës.

“Takim i parë i shkëlqyer me Jake Sullivan, këshilltar nacional i sigurisë i Presidentit të SHBA-ve. Ne festuam lidhjen e pathyeshme të Kosovës dhe SHBA-së – bazuar në vlerat dhe prioritetet e përbashkëta – dhe diskutuam se si pushtimi rus i Ukrainës përbën kërcënim të drejtpërdrejtë për interesat e sigurisë së SHBA-së dhe Kosovës”, ka shkruar Kurti.