Lajme

​Vajza e Hysni Gucatit thotë se brenda 15 ditësh pritet ankesa ndaj vendimit të Speciales

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
1:55 / 18 May 2022

Gjykata Speciale ka shpallur sot fajtor dy ish-krerët e OVL-UÇK-së, Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj. Specialja ka dënuar me katër vite e gjysmë burgim secilin prej tyre.

Vajza e Hysni Gucatit, Ariana Gucati ka folur pas vendimit të Gjykatës Speciale, ndaj babait të saj i cili sot u dënua me katër vjet e gjysmë.

Ajo e ka quajtur vendimin të njëanshëm dhe paralajmëroi ankesë në shkallën e dytë.

“Ne kemi shpresuar që ky gjykim të jetë i drejtë, por që nga fillimi është ditur që janë marrë padrejtësisht dhe nuk është hera e parë që ndaj UÇK-së bëhen padrejtësi të tilla prandaj me këtë gjykim thjesht Gjykata Speciale ka treguar edhe njëherë qëllimet dhe vendimet e saj të njëanshme…Nuk kemi biseduar ende me avokatët. Sigurisht prindi ka biseduar. Ne presim që brenda 15 ditëve të ardhshme të bëhet ankesa dhe të merret vendimi tjetër”, tha Gucati.