Kryeministri i Kosovës, Ablin Kurti, dje ka marrë pjesë në tubimin e Lëvizjes Vetëvendosje ku është shënuar 17-vjetori i themelimit të këtij subjekti.
Ai ka folur edhe para aktivistëve, të cilëve ju ka thënë se ka ende pengesa për të arritur qëllimet e tij si kryeministër, shkruan lajmi.net.
Ndër të tjerash, Kurti ka deklaruar se “tash është koha e mbështetjes maksimale për qeverisjen tonë dhe për ç’kapje përfundimtare nga pushtetet klanore të mëparshme”.
Faqja zyrtare e Vetëvendosjes në Facebook ka shpërndarë pamje nga tubimi ku mori pjesë edhe Kurti, ndërsa ka shkëputur një citat nga fjalimi i kryeministrit.
“Ne të Lëvizjes jemi vazhdimësi, as nisje e as mbarim, prandaj ne edhe guxojmë në beteja por nuk guxojmë ta ndalim betejën. Është një kohë për gjithçka, tash është koha e mbështetjes maksimale për qeverisjen tonë dhe për ç’kapje përfundimtare nga pushtetet klanore të mëparshme”, citohet të ketë thënë Kurti.
