Me vizitën në Senatin amerikan, delegacioni nga Lugina e Preshevës ka përfunduar vizitën e suksesshme në Shtetet e Bashkuara të Amerikës
Kjo vizitë e krerëve politikë të Luginës së Preshevës karakterizohet me takime të nivelit të lartë që delegacioni shqiptarë realizoi me administratën amerikane.
Kryetari i Partisë për Veprim Demokratik, Shaip Kamberi ka falenderuar kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurti që i mundësoi delegacionit nga Lugina vizitën në SHBA. Mësohet se financues i vizitës ishte pikërisht qeveria Kurti.
„Në përfundim falënderoj Qeverinë e Republikës së Kosovës dhe kryeministrin Albin Kurti që na mundësuan rrugëtimin për SHBA, por, edhe Joe& Shirley DioGuardi të cilët mundësuan takimet e nivelit të lartë“ ka deklaruar Shaip Kamberi
Zoti Kamberi gjithashtu falenderoi edhe zotin Faton Bilimi i cili ishte me delegacionin nga Lugina në secilin takim
Shaip Kamberi ka potencuar se ”sensibilizimi i Luginës së Preshevës dhe prezenca më e madhe amerikane tema domosdoshme gjatë gjithë takimeve tona“