Lajme

LDK e Abdixhikut e adhuron Kurtin, Parim Olluri godet Nënkryetarin e Prishtinës

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
7:43 / 31 May 2022

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka marrë pjesë në përmbylljen e Festivalit të Tenisit për vitin 2022, aktivitet ky i organizuar nga Federata e Tenisit, ku si tifoz ka qenë prezent edhe nënkryetari i Prishtinës, Alban Zogaj.

Në një video të publikuar në media, Zogaj dëgjohet duke lavdëruar aftësitë e Kurtit në tenis.

“Kryeministri qenka fantastik”, dëgjohet kur brohorit Zogaj me emocione në një monent, ndonëse Kurti nuk demonstroi ndonjë trik të vështirë tenisi.

Analisti dhe gazetari Parim Olluri, ka shkruar se LDK-ja e kryetarit Lumir Abdixhiku adhuron Kurtin por sipas tij nuk guxon ta shfaq.

“”Kryeministri qenka fantastikkk”, brohoriti me emocione nenkryetari i Prishtines vec pse Kurti arriti dicka bazike- dergimin e topit te tenisit ne anen tjeter te rrjetes.  Kaq per LDK-ne e Abdixhikut. Keta e adhurojne Kurtin. Por, nuk guxojne ta shfaqin.  Iu doket fantastik edhe nese e shohin duke i mbathe vete çorapat.  “Khaaa qysh mujti, a nuk ia mbathe Luan Dalipi a””, ka shkruar Olluri.