6:04 / 8 June 2022
Luana Vjollca është duke vazhduar këto ditë me epin dhe këngët e saj por edhe me fushatën e saj kundër dhunës ndaj gruas
E teksa në këngët e saj ajo flet për dhunën, këngë të cilat janë punuar nga dyshja e artistëve kosovar Aida Baraku dhe Armend Rexhepagiqi, Luana lanson edhe një episod të rrëfimeve për dhunën që ushtrohet ndaj grave.
Gjatë tërë kohës ajo bën thirrje që femrat mos të dorëzohen por të ndjekin ëndrrat e tyre.
“Vetëm një vajzë me ëndrra të mëdha. #Thuaje”, ka shkruar Luana poshtë dy fotografive që ka postuar në rrjetin social Instagram.
Në të njëjtën kohë ajo ka paralajmëruar edhe këngën e katër të Epit të saj që titullohet “A me ra”.

