Lajme

Mehazi: Nuk mban mend historia politike shqiptare që t’i kundërvihet Serbisë dikush sikurse kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
3:16 / 21 March 2023

Profesori Sulejman Mehazi, në një përgjige për “Bota sot” ka thënë se duhet t’i pyesim PDK e LDK, për nënshkrimet sepse Albin Kurti, kurrsesi nuk shkon sipas pasioneve nacional-shoviniste politike të asociacioneve ekzekutive serbe në Kosovë.

Pyesim partitë opozitare të Kosovës se cilët kanë qenë “mashtrime e humbje historike”, ikja e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiqit nga nënshkrimi i marrëveshjes së Ohër përballë kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, i cili kurrsesi nuk shkon sipas pasioneve nacional-shoviniste politike të asociacioneve ekzekutive serbe në Kosovë, pyesim opozitarët se a nuk janë mashtrime e humbje historike nënshkrimet e LDK-së dhe PDK-se të asociaconeve të pakicave serbe më 2013 dhe 2015 nga vetë lideret e tyre? Dhe një pyetje partive opozitare, se mashtrimi e humbja historike, a është për Kosovën apo për Serbinë?, ku një ditë pas dakordimit të marrëveshjes evropiane presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiqi, në menyrë pesimiste, figurativisht, deklaroi se në Ohër nuk ka nënshkruar për shkak se Kurti asociacionet politike serbe i ka transformuar në Korporata Ekonomike Vetëmenaxhuese Serbe.

Këtë deklaratë nuk e thonë të PDK-së, LDK-se e AAK-së, por armiku më i madh i Kosovës, Vuçiqi.

Jo vetëm qytetarët shqiptarë, por edhe ato evropiane thonë se marrëveshja njëmbëdhjetë pikëshe e planit franko-gjerman në Ohër më shumë është mashtruese e humbje historike për vetë Serbinë, kurse për Kosovën dhe gjithë shqiptarët anekënd botës është Fitore më e madhe e më optimiste diplomatike historike shekullore ndaj Serbisë së Vuçiqit”, thotë ai.

Sipas tij, Albin Kurti është politikani i cili i kundërvihet Serbisë dhe presidentit serb. Ai shton se vetëmenaxhimi i pakicave serbe është term ekonomik e jo politik.

Nuk mban mend hitoria politike shqiptare që t’i kundërvihet Serbisë dikush sikurse kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, kryeministri i Kosovës iu kundërvë, presidentit të Serbisë me reciprocitetin e dokumenteve personale, e fitoi; Albin Kurti iu kundërvë Vuçiqit me targat serbe, e fitoi dhe ja kapaku i fitoreve përfundimtare të Albin Kurtit ndaj Vuçiqit është marrëveshja evropiane e Ohrit, ku presidenti i Serbisë nuk pati guxim të nënshkruante planin franko-gjerman në Ohër për shkak se asociacionet e pakicave serbe në këtë marrëveshje u shndërruan në terme ekonomike Vetëmenaxhuese që e ka kuptimin e Korporatave ekonomike të firmave, fabrikave, tregtare e ekonomike serbe. Shkurt e qartë Vetëmenaxhimi i pakicave serbe është term ekonomik e jo politik. Prandaj kritikat ofenduese të partive opozitare e kanë kuptimin e përrallave politike e nuk i ha pazari”, përfundon ai.