7:22 / 19 July 2022
Kryetari i PDK-së, Memli Kransiqi, ka njoftuar se partia që drejton e ka caktuar Javën e Mërgatës dhe dyert janë të hapura nga sot për ata që duan t’i vizitojë ambientet e Selisë Qëndrore të PDK-së.
Krasniqi thotë se pritja do të fillon nga sot deri më 22 korrik nga ora 09: deri 17:00.
Njoftimi:
Të dashur bashkatdhetarë,
Partia Demokratike e Kosovës e ka caktuar Javën e Mërgatës me dyer të hapura për pritjen Tuaj, kush dëshiron t’i vizitojë ambientet e Selisë Qëndrore të PDK-së.
Nga sot e deri më 22 Korrik, në zyrat e PDK-së, prej orës 09:00 deri në ora 17:00 ju presim së bashku me deputetët e PDK-së në Kuvendin e Kosovës dhe me anëtarët e Komisionit për Organizimin e PDK-së në Mërgatë.