Sami Lushtaku, i strukur në pozitën e nënkryetarit të Skënderajt, po provon që t’i bëjë opozitarizëm vendimeve të Qeverisë së Kosovës.
Shkruan: Hysni Mehani
Meqë është më i preokupuar për vendimet e qeverisë sesa të komunës ku është nënkryetar, lë të ngjitet në ligë, të garojë atje e të komentojë në atë ligë.
Kështu i strukur në pozitën e nënkryetarit të Skënderajt, e duke i komentuar vendimet e qeverisë, përveçse tregon mungesë guximi për t’i dalë në ballë dhe ballafaquar me atë që po e kritikon, është edhe duke e keqpërdorur postin të cilin e mban.
Ndërkaq:
Sa herë i duhet një imazh proserb e anti-UÇK, le ta kujtojë festën me rastin e fitores kundër një djali të Familjes Jashari. Ajo festë e çmendur, ato krisma e ai imazh, kanë me e ndjek gjatë Samiun si protagonistin kryesor. Nuk zhbëhet ajo duke ia drejtur gishtin të tjerëve përderisa tre gishta i ka drejt vetës.
Po ashtu, le ta kujtojë që, ditën kur ai me kllapen e tij po e largonin nga pushteti një djalë të Familjes Jashari, Qeveria e Kosovës po e gradonte Gjeneral të Ushtrisë së Kosovës një tjetër djalë të kësaj familje.
Kush është pro-serbi e anti-UÇK-ja këtu?!
Nëse largimi ose suspendimi i dikujt nga puna të bën pro-serb dhe anti-UÇK; Sami Lushtaku le t’ia ngjet vetës medaljen e artë, sepse e ka bërë këtë me krisma armësh e festë të çmendur dhe atë kundër kujt?!