Autori Agim Vuniqi
UÇK-ja nuk ka qenë organizatë fantome e privatizuar nga një grup njerëzish, qofshin ata “komandantë”, por UÇK-ja ka qenë populli, luftëtarët, logjistika, fondi, strehimi, ushqimi, mjekët, donatorët, pra UÇK-ja burimin e ka pasur në popull, ka pasur karakterin e rezistencës popullore kundër kolonializmit serb dhe gjenocidit shtetërore serb, të kryer mbi popullatën civile. Çdonjëri që përpiqet ta konsideroj UÇK-në si organizatë politike të atyre që deklarohen si “parti, apo shoqata të dala nga lufta”, i bëjnë dëme shkatërrimtar luftës dhe lirisë. Lëreni UÇK-në të pastër ashtu si ishte, lëreni të paprekshme në historinë dhe mbamendjen e kombit, mos e njollosni, mos e privatizoni. Lërjani fëmijëve tuaj si trashëgimi, ashtu çfarë është në librat e historisë të nxënësve të shkollave të mesme të Michiganit, aty keni dy faqe për historikun e UÇK-së, e në tekstet shkollore të Kosovës sa faqe janë?