Pensioni bazik rritet nga 90 në 150 euro, ndërsa pensionet për personat me aftësi të kufizuara dyfishohen; ministri në detyrë thotë se mbështetja për pensionistët është prioritet i qeverisë.
Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, ka njoftuar se nga sot pensionet në Kosovë do të procesohen me rritje të ndjeshme, duke theksuar se këto janë rritjet më të mëdha të bëra ndonjëherë nga një qeveri.
Murati ka deklaruar përmes një postimi në “Facebook” se pensioni bazik, i cili në fillim të mandatit të Qeverisë Kurti ishte 90 euro, nga sot do të jetë 150 euro në muaj, që përbën një rritje prej 67%.
“Asnjë qeveri nuk i ka rritur pensionet sikurse Qeveria Kurti. Pensioni Bazik të cilin e gjetëm me vlerë 90 euro/muaj në fillim të mandatit, prej sot procesohet me rritje me vlerë 150 euro/muaj. Pra 60 euro rritje brenda mandatit, apo 67%,” ka shkruar Murati.