Lajme

Mushkolaj, bizneseve: Punëtorë mund të gjeni, por jo skllavë

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
4:16 / 25 June 2022

Analisti Imer Mushkolaj ka kritikuar biznesmenët që dikur kanë keqtrajtuar punëtorëve ndërsa tani po ankohen për mungesë të tyre.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se në Kosovë ka punëtorë, por jo skllavë sikurse deri tash.

Statusi i tij i plotë në facebook:

“’Nëse don me nejtë rri, nëse jo shko, se ka punëtorë boll’. Kjo ishte përgjigjja e bizneseve private kur punëtorët ankoheshin se paguhen pak, jo rregullisht dhe nuk respektohej Ligji i Punës. Tash, të njëjtat biznese po ankohen që nuk po gjejnë punëtorë. Në fakt punëtorë edhe mund të gjejnë, por jo skllavë sikurse deri tash”, ka shkruar ai.