Masakra e Srebrenicës, e cila ka ndodhur pesë muaj para përfundimit të luftës në Bosnje, është cilësuar si më e rënda në Europë që prej përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, ndërsa nga Gjykata Ndërkombëtare e Hagës është njohur si genocid.
Kjo masakër është përkujtuar pothuajse nga të gjithë mirëpo jo edhe nga Rama, Ahmeti dhe Kovaçevski, an ipse të tre kanë qenë së bashku.
Në lidhje me këtë ka reaguar profesori Enver Bytyçi, duke kritikuar këtë qëndrim të tre liderëve.
Në fakt të katër këta refuzuan të përkujtojnë viktimat e këtij genocidi dhe të mbajnë me përgjegjësi Beogradin, sepse të katër morën instruksione nga Aleksandër Vuçiq, shton tutje profesori.
Bytyçi ndër të tjera thotë që të tre liderët thonë që nuk kanë reaguar për emër të së ardhmes mirëpo që e bëjnë për t’i garantuar Serbisë edhe në të ardhmen hegjemoni në Ballkan.
Postimi i plotë
Edi Rama, Ali Ahmeti dhe Kovaçevski u bënë dje bashkë dhe nuk thanë asnjë fjalë për Srebrenicën, megjithëse ishte ditë përkujtimore e genocidit serb kundër muslimanëve në BH. Ndërsa Abazoviç tha se ajo masakër nuk ishte kundër muslimanëve, por kundër njerëzve dhe nuk përmendi në asnjë rrjesht e asnjë fjalë përgjegjësinë e Serbisë! Për këtë të fundit Sonja Biserko shkroi se Dritan Abazoviç foli sipas instruksioneve të Beogradit.
Në fakt të katër këta refuzuan të përkujtojnë viktimat e këtij genocidi dhe të mbajnë me përgjegjësi Beogradin, sepse të katër morën instruksione nga Aleksandër Vuçiq. Nuk mund të dënojnë miqtë e presidentit serb genocidin në Srebrenicë, sepsse ajo masakër u krye vetëm 20 ditë mbasi Aleksandër Vuçiq bëri thirrje për masakra. Më 20 qershor 1995 ai deklaroi në parlamentin e Serbisë së “Për çdo serb të vrarë, njësitë ushtarake, policore dhe paramilitare serbe do të vrasin 100 muslimanë”! Më 11 korrik 1995, vetëm 20 ditë më pas, forcat serbe masakruan në një javë mbi 8300 muslimanë!
Prandaj dhe Ramës, Kovaçevskit, Abazoviçit, dhe Ali Ahmetit ua ka ndaluar Vuçiq që të flasin për Srebrenicën, për Kosovën e masakrat serbe kundër shqiptarëve dhe kundër çdo akti kriminal të presidentit të sotëm të Serbisë! Këta e thonë hapur: “E bëjnë në emër të së ardhmes”! Në fakt e bëjnë për t’i garantuar Serbisë edhe në të ardhmen hegjemoni në Ballkan!