Lajme

Shefi i zyrës së BE-së në Kosovë: Jemi krenarë që Kosova është rreshtuar krah BE-së

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
10:55 / 12 July 2022

Shefi i Zyrës së BE-së/Përfaqësuesi Special i BE-së në Kosovë, Tomáš Szunyog, ka thënë se është krenar që Bashkimi Evropian është duke reaguar në mënyrë demokratike në Ukrainë.

Ai madje tha se ndihet krenar që Kosova është rreshtuar krah BE-ja në çështjen e Ukrainës.

“Jam krenar që Kosova është rreshtuar në mënyrë të qartë krah BE-së, që do të thotë që jo veç se ka marrë qëndrim të qartë politik por është rreshtuar me sanksione, i ka ndihmuar refugjatëve dhe duke pranuar qëndrimin e gazetarëve ukrainas”, tha ai.

Sipas tij, ky deklarim i Kosovës tregon se ajo e ka vendin në BE.

“Kjo është porosi e fuqishme, ky lloj deklarimi tregon qartë, siç e tha shefi i misionit të EULEX-it, se Kosova e ka vendin në mesin e vendeve të BE-së”, tha ai.

Ndërkaq përfaqësuesi kombëtar i kontingjentit të Ukrainës në KFOR, Ivan Nastenko, e falënderoi EULEX-in për ndërmarrjen e kësaj iniciative.
“Në njërën anë ndihme i turpëruar pasi shokët e mi gjenden duke e sakrifikuar jetën për Ukrainën, në anën tjetër jam krenar që shërbej pranë kolegëve ndërkombëtarë që janë të gatshëm gjithmonë të ndajnë barrën dhe të dërgojnë sinjal të qartë të gjithë botës që Ukraina s’është e vetme në këtë luftë… Në emër të popullit të Ukrainës, e falënderoj BE-në për donacionet”, tha ai.