Lajme

Olluri: Abdixhiku nuk po bën opozitarizëm, ndoshta ka respekt të tepruar për Albin Kurtin

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
11:53 / 17 April 2026

Gazetari Parim Olluri ka hedhur kritika të forta ndaj kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, duke vlerësuar se ky i fundit nuk po tregon asnjë veprim konkret politik për të sfiduar pushtetin e Albin Kurtit.

Olluri u shpreh se mungesa e një opozitarizmi aktiv nga ana e Abdixhikut mund të vijë si pasojë e një respekti të tepruar që ai ka për figurën e kryeministrit aktual.

“Problemin e Abdixhikut e ke që me 13.8%, zyrtarisht duhet me luftu Kurtin, nuk ka asnjë veprim politik që është duke e luftu Kurtin. Ndoshta mendon që Kurti është meritori me qenë kryeministër, e ka respekt të teprun për të, opozitarizëm nuk ka”, deklaroi Olluri në emisionin “Pressing”.

Më tej, gazetari analizoi edhe strategjinë e mundshme të LDK-së për zgjedhjet e ardhshme, duke vënë në dyshim besimin e Abdixhikut te koalicionet e reja. Sipas Ollurit, lideri i LDK-së mund të jetë skeptik për rezultatin që mund të sjellë një bashkëpunim me Presidenten Vjosa Osmani.