Lajme

Trump: Irani nuk do ta mbyllë më kurrë Ngushticën e Hormuzit

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
4:29 / 17 April 2026

Irani do ta mbajë të hapur përgjithmonë Ngushticën e Hormuzit, ka deklaruar Donald Trump në postimin e tij të fundit në Truth Social.

“Irani ka pranuar që kurrë më të mos e mbyllë Ngushticën e Hormuzit”, ka shkruar presidenti amerikan, duke vijuar një seri postimesh në rrjetin e tij social.

“Ajo nuk do të përdoret më si armë kundër botës!”, ka shtuar ai.

Dy orë më parë, ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araghchi, kishte deklaruar se Ngushtica e Hormuzit është “plotësisht e hapur” për “periudhën e mbetur të armëpushimit”.

Megjithatë, nuk është e qartë se për cilin armëpushim bëhet fjalë dhe çfarë do të ndodhë pas përfundimit të kësaj periudhe.