Lajme

Osmani: Anëtarësimi në Bordin e Paqes, hap i madh për Kosovën

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
4:21 / 24 April 2026

Ish-presidentja Vjosa Osmani ka reaguar pasi Kuvendi i Kosovës ratifikoi marrëveshjen për për anëtarësimin e Kosovës në Bordin e Paqes.

Ajo e cilësoi këtë  një hap i madh që forcon subjektivitetin ndërkombëtar dhe e vendos Kosovën aty ku e meriton: krah për krah me Amerikën.

“Ishin Tomahawk-ët amerikanë që, në vitin 1999, çanë errësirën dhe ndalën makinerinë gjenocidale serbe mbi popullin tonë. Ishte Amerika ajo që qëndroi në anën e drejtësisë, kur ne kishim më shumë nevojë se kurrë për shpresë dhe shpëtim. Dhe është Amerika përsëri sot, ajo që qëndron përkrah nesh.  Faleminderit SHBA-ve dhe Presidentit Trump për besimin dhe ftesën që të jemi shtet themelues i Bordit të Paqes”, shkruhet tutje në reagimin e saj.

Postimi i plotë:

Kuvendi i Kosovës sot vulosi një moment historik duke ratifikuar marrëveshjen për anëtarësimin e Kosovës në Bordin e Paqes. Është një hap i madh që forcon subjektivitetin tonë ndërkombëtar dhe e vendos Republikën e Kosovës aty ku e meriton: krah për krah me Amerikën dhe në mesin e shteteve që kontribuojnë për paqen globale.

Ishin Tomahawk-ët amerikanë që, në vitin 1999, çanë errësirën dhe ndalën makinerinë gjenocidale serbe mbi popullin tonë. Ishte Amerika ajo që qëndroi në anën e drejtësisë, kur ne kishim më shumë nevojë se kurrë për shpresë dhe shpëtim. Dhe është Amerika përsëri sot, ajo që qëndron përkrah nesh.

Faleminderit SHBA-ve dhe Presidentit Trump për besimin dhe ftesën që të jemi shtet themelues i Bordit të Paqes.

Zoti e bekoftë Kosovën dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës!

https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2FVjosaOsmaniMP%2Fposts%2Fpfbid02epFsQvXmmUPtZJJpKiXtZkojtuCZ7uQZNWTveN3VEqCVpuVSrFgxQQHWwoYHK1oRl&show_text=true&width=500