12:16 / 3 April 2022
Partia Demokratike e Kosovës, po vazhdon organizimin e aktiviteteve të saj në Zvicër, kudo ku jeton mërgata shqiptare.
Udhëheqësi i Departamentit të Diasporës në PDK, deputeti Elmi Reçica ka ndjekur nga afër mbajtjen e Kuvendit zgjedhor të nëndegës së Partisë Demokratike të Kosovës për Kantonin e Schwyz.
Kryetar i kësaj nëndege u zgjodh Esat Saqipi, si dhe kryesia e nëndegës dhe delegatët për Kuvendin e degës.
“Në këtë takim të pranishëm ishin veprimtarë, intelektualë dhe aktivistë të devotshëm të PDK-së, të cilët në forma të ndryshme kanë kontribuar e mbështetur Kosovën dhe Partinë Demokratike të Kosovës. Së bashku ne do të punojmë që në vazhdimësi ta shtrijmë dhe fuqizojmë PDK-në në Diasporë!”, ka thënë Reçica.