Lajme

“Po, na keni ndihmuar, nanën na e keni ….”!, Çun Lajçi “shpërthen” pasi Pal Lekaj u dënua me 3 vite burg

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
6:20 / 1 February 2024

Aktori dhe shkrimtari Çun Lajçi, ka komentuar dënimin me burg të ish-ministrit Pal Lekaj, për skandalin e 53 milionë eurove.

Ai, përmes një shkrimi në Facebook, ka bërë një krahasim mes artistëve dhe ministrave, duke thënë se të parët nuk do të mbahen mend për hajnitë e tyre milionëshe, përcjell Bota sot.

Reagimi i tij i plotë:

Ju nuk na shihni! Ju e shihni vetëm vetveten!

S’ka gjë! Iu fal!

Artistët s’janë ministra që të mbahen mend për hajnitë e tyre! Nuk vjedhin artistët miliona euro për rrugët e Kombit, si ministrat, që të dënohen me nga 3 vite burg, e të flitet për ta si për ëngjëj që dënohen pa faj!

– Faji u mbetët prokurorëve; – “janë të kapur nga pushteti”!

Jo s’po iu flas për ministrat që i kanë tretur dyzet milion euro, e që tallen me prokurorinë! As për Kryeministrin as për Bankën e shtetit që e ndalon dinarin serb, (edhe pse juve kjo iu intereson), jo arti e artistët, zhelanat me duar n’xhepa, që ju s’i shihni kur këta ecin rrugëve, as pushtetarët si shohin kur futen n’restorante e këta pahiri ua zënë karriget!

– Koha s’është e artistëve. Është e ministrave hajna!

Jo, s’deshta t’iu kthej as te Kryeministri që orvatet me ngulm ta shtrijë sovranitetin n’veri, ta ruajë shtetin e ta armatosë ushtrinë, dhe asociacioni të jetë konform Kushtetuesës, se druaj me shani; – ja ky që e mbron Kryeministrin, ky që jeton nga pushteti i tij, duke harruar se edhe unë jam si ajo plaka që i tha një Kryeministri tjetër, te varret e Reçakut; – “po, na keni ndihmua, nanën na e keni q*”!

Jo! Unë deshta t’iu kthej n’kohën artistëve me namë, që ishin yndyra e artit, por kujt i intereson më Abdurrahman Shala, Faruk Begolli, Xhevat Qorraj, Skender Tafaj, Avdush Hasani… ! Harruat ata që ikën e po na harroni neve që akoma ecim krah jush, duke pritur rolin e jetës!

Jo!

Ju nuk na shihni! Ju e shihni vetëm vetvetën!

Nejse!

Harrestarë jemi ne, por ja që koha s’qenka harrestare!

01.02.2024

Na prvi pogled se zdi, da so okusni in zdravi recepti težko združljivi. V resnici prava izbira sestavin prinese oboje, zato je smiselno podrobneje raziskati njihove možnosti. drobni koraki za zamrzovanje sliv in grozdja med vlaganjem preveč škroba naredi lokum gumijast Najpogostejša napaka je, da zdrave jedi preveč zakompliciramo. Raje izberite nekaj svežih sestavin, dodajte začimbe in pustite, da njihov okus pride do izraza.