Lajme

Sveçla e Krasniqi: Për Serbinë e Rusinë s’ka vend në Kosovë

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
6:59 / 1 February 2024

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla dhe ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, të enjten kanë qëndruar në Mitrovicën e Veriut, nga ku kanë deklaruar se provokimet dhe kërcënimet e Serbisë nuk i trembin dhe do të vazhdojnë ndërtimin e shtëpive të shqiptarëve në katër komunat veriore.

Policia e Kosovës është duke e hetuar rastin e vendosjes së mbishkrimeve kërcënuese dhe nxitëse të urrejtjes ndëretnike në lagjen Kroi i Vitakut në shtëpitë shqiptare, të cilat janë duke u rindërtuar me investimin e Qeverisë së Kosovës.
Me këtë rast, ministri i Punëve të Brendshme është zotuar se akterët e këtij akti do të vihen para drejtësisë.

“Shtëpitë që po rindërtohen me pronarë shqiptarë janë mbuluar me parulla ekstremiste, të cilat nuk kanë vend në Republikën e Kosovës. Çfarëdo gjuhe e urrejtes ndëretnike, çfarëdo gjuhe që ndjellë dhunë është e dënueshme. Akterët do të zbulohen dhe do të vihen para drejtësisë. Siç e kemi thënë edhe më herët, për Serbinë e Rusinë s’ka vend në Kosovë”, ka thënë Sveçla.
Ndërkaq, ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi theksoi se Qeveria e Kosovës do t’ua garantojë qytetarëve të drejtën elementare për kthim në shtëpitë e tyre, derisa ka thënë se parullat e tilla ekstremiste tregojnë se Serbia nuk është e interesuar për normalizim të marrëdhënieve.

“E drejta për t’u kthyer në shtëpitë e tyre është e drejtë për secilin qytetar, është e drejtë elementare dhe Qeveria e Kosovës do ta garantojë këtë drejtë. Vitin që e lamë pas si qeveri kemi filluar ndërtimin e mbi 40 shtëpive në katër komunat veriore. Sigurisht se këto grafite tregojnë që Serbia nuk është e interesuar për normalitet dhe nuk është e interesuar që të ketë orientimin evropian. Kjo tregon se ku është e orientuar Serbia. Por neve si qeveri këto nuk na trembin dhe nuk do të ndalim me ndërtimin e shtëpive për të gjithë qytetarët”, ka thënë Krasniqi.

Krasniqi ka thënë se shumë shpejt do të hapet thirrja e re në vlerë prej 3 milionë eurove për ndërtimin e shtëpive të reja për shqiptarët në katër komunat veriore, Mitrovicë të Veriut, Zubin-Potok, Leposaviq dhe Zveçan.

“Do të vazhdojmë të ndërtojmë shtëpi, sepse kjo është e drejtë elementare për qytetarët e Republikës së Kosovës”, ka shtuar ai.

Skoraj vsi pri kuhanju pozabimo na ravnotežje med okusom in hranilnostjo. Nekaj preprostih nasvetov lahko jedi hitro izboljša, zato je vredno temo podrobneje raziskati. drobni koraki za zamrzovanje sliv in med vlaganjem preveč škroba naredi lokum Ko se začnejo hladnejši dnevi, pridejo prav preprosti recepti, ki združujejo poln okus in hranljive sestavine. Sezonska zelenjava, stročnice in zelišča poskrbijo za nasiten obrok brez odvečnih dodatkov.