Lajme

Presidentja Osmani kujton gjenocidin në Srebrenicë: Të jemi të bashkuar kundër përpjekjeve për ta mohuar këtë mizori

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
11:33 / 11 July 2022

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka kujtuar 8,372 djem dhe burra boshnjakë të vrarë pa mëshirë nga forcat serbe të vrarë në masakrën e Srebrenicës 27 vjet më parë.

Përmes një postimi në Twitter, ajo ka thënë se të gjithë duhet të jemi të bashkuar kundër përpjekjeve për të lavdëruar ose mohuar këto mizori të tmerrshme.

“27 vjet pas Gjenocidit të Srebrenicës, ne kujtojmë 8,372 djem dhe burra boshnjakë të vrarë pa mëshirë nga forcat serbe.

Sot, zemrat tona janë me të dashurit e tyre. Ne të gjithë duhet të jemi të bashkuar kundër përpjekjeve për të lavdëruar ose mohuar këto mizori të tmerrshme”, ka shkruar Osmani në Twitter.