Përparim Rama, kryetari i Prishtinës, ka thënë se më nuk do të ketë probleme me ndriçimin publik.
Rama, këtë deklarim e ka bërë përmes një postimi në Facebook, ku ka shtuar se, është nënshkruar kontrata e re për mirëmbajtje të sistemit dhe se procesi për zgjerim e sistemit për ndriçimin publik është në vlerësim.
Tutje, i pari i Prishtinës shton se, zgjerimi do të bëhet në mënyrë që asnjë lagje e qytetit të mos mbetët pa ndriçim.
“Nuk do të ketë më probleme me ndriçim publik! Kemi nënshkruar kontratën e re për mirëmbajtjen e sistemit, ndërsa jemi në proces të vlerësimit të kontratës përmes së cilës do të bëjmë zgjerimin e mëtutjeshëm të sistemit të ndriçimit publik, në mënyrë që asnjë lagje e Prishtinës të mos mbetë pa ndriçim. Bashkë me Drejtorin e Shërbimeve Publike, Ilirik Musliu, vizituam 3 lokacionet e rejaku kemi stabilizuar ndriçimin”, ka thënë Rama.