Lajme

Ramush Haradinaj i shkon në zyre OVL-UÇK-së

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
12:54 / 31 March 2022

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj ka takuar sot në Selinë e OVL të UÇK-së, krerët e Shoqatave të dala nga Lufta.

Haradinaj ka shpërndarë foton e takimit në profilin e tij në Facebook.

“Kategoritë e lirisë, Ushtria Çlirimtare e Kosovës, Dëshmorët e të gjitha kohërave, Invalidët, Veteranët, Familjet e Martirëve, të Pagjeturit, të Burgosurit politikë e të persekutuarit, Viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës, janë edhe dhembja edhe krenaria jonë. Ata janë testamenti ynë, themeli ynë për të ardhmen”, ka shkruar Haradinaj.

Postimi i plotë:

Kategoritë e lirisë, Ushtria Çlirimtare e Kosovës, Dëshmorët e të gjitha kohërave, Invalidët, Veteranët, Familjet e Martirëve, të Pagjeturit, të Burgosurit politikë e të persekutuarit, Viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës, janë edhe dhembja edhe krenaria jonë.

Ata janë testamenti ynë, themeli ynë për të ardhmen.

E vërteta e kategorive të lirisë është e të gjithë neve. Ata që nuk janë të vërtetë nuk janë të asnjërit prej nesh.

Por, të shfrytëzohen të pavërtetit për të turpëruar të vërtetit, është e papranueshme, është mallkim për brezat.