1:28 / 4 May 2026
Opinionisti Sali Rexhaj ka deklaruar se ish-presidentja Vjosa Osmani ka potencial shumë të madh, sa i përket skenës politike në Kosovë.
Në emisionin “Kosova Today”, Rexhaj tha se ishte Osmani ajo që sipas tij, rriti dy herë kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, dhe siç thotë ai, ish-presidentja do t’i tërheq votuesit e saj ndaj VV-ja.
“Vjosa e ka një potencial shumë të madh, ne e dimë atë. Dy herë e ka rritur Albin Kurtin në 51%, një herë kur ishte në dilemë më 9 shkurt, Albin Kurti ka qenë në 42%. E tash kur ka ardhur deri te ndarja definitive, atëherë me siguri që do t’i tërheq shumë votues të vet”, tha Rexhaj.