Politik

Samiti i BE-së, a do t’i hiqen vizat Kosovës?

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
5:52 / 23 June 2022

Këtë të enjte do të mbahet Samiti i Bashkimit Evropian në Bruksel, derisa çështja e liberalizmit të vizave për Kosovën zyrtarisht nuk është në agjendën e Samitit, por është përmendur mundësia që të shprehet mbështetje politike.

Në Bruksel ka udhëtuar edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

Ajo është shprehur se në Bruksel për Samitin e Bashkimin Evropian udhëton me shpresë, por jo edhe me pritje të mëdha.

Osmani gjatë një interviste për mediumin holandez “NRC.nl”,  ka thënë se shpreson që Kosova të marrë liberalizimin e vizave, e të mos zhgënjehet sërish.

“Unë gjithmonë shkoj atje me shpresë, por jo me pritje të mëdha. Të shpresojmë të mos jetë një zhgënjim tjetër”, ka thënë Osmani për mediumin holandez.

Ndryshe, në takimin e liderëve të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor në Bruksel, Presidentja Osmani do ta përçojë mesazhin e qartë të popullit të Kosovës mbi nevojën e përshpejtimit të procesit të integrimit, duke filluar nga liberalizimi i stërvonuar i vizave, deri tek mbështetja për statusin e vendit kandidat për Republikën e Kosovës, pas aplikimit.