3:48 / 13 May 2022
SHBA-ja ka insistuar që Rusia të zbatojë një armëpushim të menjëhershëm në Ukrainë, pasi konflikti, i nisur në fund të shkurtit, vazhdon të intensifikohet.
Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin, foli sot me homologun e tij rus Sergei Shoigu dhe theksoi nevojën që të dyja palët t’i dorëzojnë armët.
Ai gjithashtu përsëriti rëndësinë e mbajtjes së linjave të komunikimit, sipas Pentagonit, përcjell Sot News.
Kjo është hera e parë që Austin flet me Shoigu, që nga 18 shkurti, tha në një deklaratë zëdhënësi i Pentagonit, John Kirby.