Roze

Soni Malaj dhe Marina Fara single, por “i vënë flakën” plazhit

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
1:03 / 20 July 2022

Dy vajzat bukuroshe, Soni Malaj dhe Marina Fara nuk kanë të ndalur. Ato po shijojnë ditët single, ndërsa kanë vendosur t’i vënë flakën plazhit ku nuk kanë munguar edhe fotot provokuese me bikini. Soni i ka sfiduar gjithmonë vitet, po edhe Marina është një “ngjalë” e përjetshme.

Duhet marrë parasysh se këngëtarja e ka treguar dhe më parë përkujdesjen e saj të vazhdueshme për linjat e saj trupore dhe ushtrimet në palestër. Në pamje të parë vihen re format bombastike të këngëtares teksa ka pozuar me bikini dhe krahas imazheve ka shkruar: “Atje ku shkëlqen dielli”.

Komplimentet kanë qenë nga më të shumtat në sektorin e komenteve nga ndjekësit e Sonit. Soni Malaj është një nga artistet që nuk preferon të ndajë shumë detaje nga jeta e saj private me publikun.

Që nga ndarja e saj me partnerin, ajo është shfaqur rrallë në publik, duke u përqendruar vetëm te karriera e saj si dhe tek pasioni për palestrën, që për hir të së vërtetës, i ka dhënë frytet e saj. Ajo që bie në sy për këngëtaren është fakti se ajo është e rezervuar nëpër intervista, si dhe nuk publikon shumë momente nga jeta e saj në rrjete sociale.

Rikujtojmë se thashethemet për ndarjen nisën që pas pjesëmarrjes së këngëtares në festivalin “Kënga Magjike” ku kishte një këngë të punuar nga ish-i dashuri i saj Flori Mumajesi, me të cilin publikoi edhe foto. Madje, përgjatë asaj periudhe Soni publikoi dhe një video në llogarinë e saj personale në “TikTok” dhe “Instagram”, ku ngriti akoma dhe më shumë dyshimet se thashethemet që lidhja 6-vjeçare me partnerin e saj kishin marrë fund, mund të jenë të vërteta.

Në videon që Malaj shpërndau, dëgjohej në sfond kënga në tekstin e së cilës pyetet: “Are you single? (A je beqare)”, dhe përgjigjja e Sonit ishte “Yes” (Po).

Një ndër personazhet që rrëmben vëmendjen e të gjithëve me pozat e saj provokuese është dhe Marina Fara, vajza e këngëtares Eli Fara. Ndonëse nuk është artiste, ajo është e famshme jo vetëm në rrjetet sociale, por edhe në media.

Marina ka qenë shpesh në vëmendje të opinionit publik sa për jetën private, aq edhe për fotot “hot”.Bukuroshja duket se prej kohësh tashmë ka nisur pushimet e saj verore dhe pozat e shumta me bikini buzë detit nuk kanë munguar. Profili i Marinës është i mbushur plot me foto provokuese ku nxjerr dhe në pah format e saj perfekte trupore, e ato që bien më së shumti në sy janë të pasmët e saj bombastike dhe kjo vjen pasi Marina ushtrohet prej kohësh në palestër tashmë.

”Pas shiut vjen dielli”, shkruan modelja krahas fotove të saj, ku ka marrë plot komente pozitive nga ndjekësit e saj. Disa kohë më parë, “Panorama Plus” zbuloi se ajo ishte ndarë nga i fejuari, me të cilin kishte një lidhje prej gati 3 vitesh.

Që nga nisja e marrëdhënies së tyre, kjo ishte ndarja e saj e dytë. Vetëm pak muaj më parë, modelja dhe partneri u ribashkuan, duke e tentuar edhe njëherë rindërtimin e asaj çfarë kishin së bashku.

Por, duket se ky ribashkim vinte pas një tjetër historie që Marina kishte pasur, duke e “vështirësuar” raportin e tyre. Kjo marrëdhënie e shkurtër, të cilën vetë Marina e kishte bërë publike, por duke mos ia zbuluar imazhin në rrjetet sociale, ka sjellë fundin e fejesës gati 3-vjeçare. Pas krizës me të fejuarin, vajza e këngëtares u hodh në krah të një tjetër mashkulli, që u duk si një marrëdhënie e konsoliduar, për sa kohë edhe postoi foto e përqafuar me mashkullin misterioz.

Bukuroshja postoi dy foto me një djalë, të cilit i ka mbuluar fytyrën me një zemër. “Rreth natës së kaluar”, shkruante Marina në krah të fotos me djalin që e mbante përqafuar. Në atë kohë, ajo kishte fshirë nga profili në “Instagram” fotot e saj me 40-vjeçarin, por fill pak këtij flirti, ajo u rikthye tek i fejuari edhe për një mundësi të dytë.

Roxhersa dhe Alis Hysa i kanë dhënë fund për herë të dytë dhe duket se kjo ndarje s’ka qenë e lehtë. Konfliktet dhe xhelozitë e vazhdueshme mes biznesmenit dhe 35- vjeçares kanë çuar edhe në mbylljen e këtij raporti, që është përfolur jo pak në media. Çifti shfaqej gjithmonë së bashku, duke shijuar edhe jetën e luksit, ku binin në sy pushimet. Marina shpesh ka publikuar foto me partnerin e saj, duke na lënë të kuptojmë për një dashuri të madhe mes tyre.