Ndonëse nuk është artiste, ajo është e famshme jo vetëm në rrjetet sociale, por edhe në media.
Po flasim për Marina Farën, vajzën e këngëtares Eli Fara. Marina ka qenë shpeshherë kryeqendra e opinionit publik, për jetën e saj luksoze aq sa për fotot e saj “hot”.
Edhe së fundmi, bukuroshja seksi ka pozuar siç vetëm ajo di. Me një palë bikini minimalistë të zinj, Marina “reklamon’ hiret në mes të shkëmbinjëve.
Ju kujtojmë që disa kohë më parë, “Panorama Plus” zbuloi se ajo ishte ndarë nga i fejuari, me të cilin kishte një lidhje prej gati 3 vitesh.
Që nga nisja e marrëdhënies së tyre, kjo ishte ndarja e saj e dytë. Vetëm pak muaj më parë, modelja dhe partneri u ribashkuan, duke e tentuar edhe njëherë rindërtimin e asaj çfarë kishin së bashku.
Por, duket se ky ribashkim vinte pas një tjetër historie që Marina kishte pasur, duke e “vështirësuar” raportin e tyre. Kjo marrëdhënie e shkurtër, të cilën vetë Marina e kishte bërë publike, por duke mos ia zbuluar imazhin në rrjetet sociale, ka sjellë fundin e fejesës gati 3-vjeçare. Pas krizës me të fejuarin, vajza e këngëtares u hodh në krah të një tjetër mashkulli, që u duk si një marrëdhënie e konsoliduar, për sa kohë edhe postoi foto e përqafuar me mashkullin misterioz.
Bukuroshja postoi dy foto me një djalë, të cilit i ka mbuluar fytyrën me një zemër. “Rreth natës së kaluar”, shkruante Marina në krah të fotos me djalin që e mbante përqafuar. Në atë kohë, ajo kishte fshirë nga profili në “Instagram” fotot e saj me 40-vjeçarin, por fill pak këtij flirti, ajo u rikthye tek i fejuari edhe për një mundësi të dytë.