Lajme

Tahiri – Qeverisë pas mosvotimit të komisionit hetimor për rrymën: Prej kujt po frikësoheni?

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
12:20 / 28 March 2022

Shefi i grupit parlamentar i AAK-së, Besnik Tahiri, ka thënë se shumica parlamentare vendosi që mos ta mbështesë komisionin hetimor lidhur me krizën energjetike, pa asnjë arsyetim të argumentuar.

“Pa asnjë arsyetim që ta mbush mendjen”, u shpreh Tahiri, teksa pyeti Qeverinë: “Prej kujt po frikësoheni”.

“A po frikësoheni që e keni bërë pagesën e rrymës për Veriun e Kosovës. Ne si grup parlamentar nuk e dimë sa kanë paguar për qytetarët e Veriut dhe kanë diskriminuar një kategori të qytetarëve. Cili është roli i organit të Kuvendit në raport me tarifat që i kanë vendosur për energjinë. Në raport me sinkronizimin e plotë që ka ndodh mes Qeverisë dhe ZRrE-së? A po frikësoheni që po del fakti që jemi vendi i fundit në Ballkanin Perëndimor që kemi shpallur gjendje emergjente në raport me energjeninë”, tha Tahiri.

Tahiri në fund shtoi se mosvotimi i këtij komisioni është i pakuptimtë dhe tha se kjo nuk shtyhet, transmeton Sot News.