Lajme

Tensione në Parlamentin e Shqipërisë, Berisha shkon drejt Ramës, garda e rrethon

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
10:32 / 21 July 2022

Kuvendi i Shqipërisë është mbledhur sot në seancë plenare për miratimin e projektrezolutës mbi pabazueshmërinë e pretendimeve për trafikimin e paligjshëm të organeve njerëzore në Kosovë dhe Shqipëri.
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, prezantoi projektrezolutën e plotë ku, në rast miratimi, Kuvendi i Shqipërisë do të konstatojë se raporti i Martyt mbetet i paargumentuar, i paprovuar dhe i pabazuar në prova dhe fakte e, për rrjedhojë, duhet të konsiderohet si i tillë nga të gjitha institucionet kombëtare e ndërkombëtare.

Në këtë seancë pati deklarime të shumta lidhur me çështjen e raportit të Dick Martyt, luftën e UÇK-së si dhe në përgjithësi Kosovën.

Kryeministri Edi Rama ndër të tjerash tha se raporti i Dick Martyt-t e ka zanafillën në Kremlin, asnjë shqiptar s’do të duhej ta votonte

“Zgjoheni në vitin 2022 dhe kujtoheni për Srebrenicën, s’keni lidhje ju fare me Srebrenicë, jeni gati t’i rizhvarrosni edhe një herë dhe t’i rifusni nga e para në varrin masiv ata atje, për t’iu thënë që socialistët nuk duan. Ju jeni gati ta bëni lëmsh edhe një herë nga e para politikën ndërkombëtare të Shqipërisë, për të ardhur këtu dhe për të shitur dënglat.Keni harruar ju që ai shtet i lirë, sovran e demokratik është krijuar nga ata pa të cilët as ju as ata në Prishtinë nuk duhet të bëjnë asnjë hap, në qoftë se ju bashkë me ata të Prishtinës doni të bëni hapa, bëni. Për sa kohë jemi ne, ne nuk e bëjmë”.

Rama ndër të tjera tha se opozita është thika në shpinën e Kosovës.

“Këta jeni ju, u miratua rezoluta për Srebrenicën, u miratua, por kur. Atëherë kur ishte Dita e Srebrenicës, s’keni ç’i bëni gomarit mbrapa këtu dhe vini t’i bini samarit dhe për samar përdorni Kosovën. Zanafilla është vota e PD-së në Këshillin e Evropës. Dick Martyt ia keni hapur rrugën ju. Thikat që ju ia keni ngulur Kosovës nga dita e parë duke e masakruar UÇK-në si terrorista, si dreqi me të birin deri në ditën e fundit, duke ngritur thikën dhe duke ia ngulur mu në gjoks presidentit të Kosovës, ju si shlyeni dot as s’i mbuloni ato. Historia do t’iu tregojë se ju patriotët e mëdhenj jeni thika në shpinën e Kosovës. Bishti i shtrembur nuk drejtohet”, tha Rama.

Pas kësaj reagoi edhe Salih Berisha i cili tha se kur Kosova mbulohej me gjak, Edi Rama shiste ikonat e vjedhura

Përpos kësaj Salih Berisa është nisur në drejtim të Ramës tek foltorja, por më pas pati një reagim të shpejtë nga garda, të cilët e larguan atë.

Kryeministri Rama e ka quajtur opozitën “një tufë varkash druri” që kur shkon në Kuvend i duket sikur po përballet me një anije. Teksa i kujtoi “non gratën” ish-kryeministrit Sali Berisha, Rama i paralajmëroi se shumë shpejt do harrojnë edhe Adriatikun (Evropën.)