Lajme

Torte: Tradhtarët dhe hajnat duhet të burgosen, e jo të fodullosen e kapadaillosen

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
8:06 / 24 March 2023

NGA: REXHEP TORTE

Votuesit në Kosovë e dinë shumë mirë se, i pari duhet kritikuar Hashim Thaçi për tradhtitë që ia bëri Kosovës në dialogun Kosovë-Serbi që sëbashku me Aleksandër Vuçiqin, Edi Ramën e Vlora Çitakun, në bashkëpunim me John Boltonin, Matheë Palmerin dhe Richard Grenellin, e përgatitën planin për ndarjen e Kosovës, të cilin e stopoi Angela Merkel- ish kancelare e Gjermanisë.

Hashim Thaçi i PDK-së dhe Isa Mustafa i LDK-së, janë tradhtarët e Kosovës që si kryenegociatorë në dialogiun Kosovë- Serbi në vitet 2013 dhe 2015 e nënshkruan marrëveshjen për themelimin e Asociacionit të komunave me shumisë serbe në Kosovë.

Memli Krasniqi- kryetari aktual i PDK-së në vend që të distatancohet nga e kaluara e kësaj partie dhe ta reformojë dhe t’i pastrojë radhët e PDK-së tradhtarët Vlora Çitaku dhe të ngjashmit si ajo, ai ne gjysmen e dytë të vitit që shkoi udhëtoi në në SHBA për t’ju përkulur Gabriel Escobarit që ta sjell PDK-në në pushtet, e më pastaj PDK-ja do të jetë ajo që do ta bëjë Asociacionin serb sipas dëshirës së Escobarit.

Edita Tahiri e LDK-së si kryenegociatore në dialogun Kosovë-Serbi e bëri tradhtinë e saj duke e pranuar fusnotën për Kosovën, e sot pa asfarë turpi po shet mend për tu hedhur pluhur syve votuesve në Kosovë.

Skender Hyseni i LDK-së, qoftë si ministër i Jashtëm dështak i Kosovës, qoftë si kryenegociator në dialogun Kosovë-Serbi i solli dëme të shumta shtetësisë së Kosovës.

Avdullah Hoti i LDK-së – ish kryeministër i Kosovës ne vitin 2020 e nënshkruajti Marrëveshjen e dëmshme Kosovë-Serbi para Donald Trumpit, vetëm e vetëm për t’i ndihmuar Donald Trumpit në fushatën zgjedhore me synim për tu zgjedhur sërish presient i SHBA-ve.

Avdulah Hoti ngjashëm si Memli Krasniqi udhetoi për në SHBA në gjysmën e dytrë të vitit të kaluar, për të kërkuar ndihmën e Gabrielk Escobarit për të ardhur sërissh LDK-ja në pushtet, me premtimin se kjo LDK do ta themelojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë sipas dëshirës së Escobarit.

Ramush Haradinaj-kryetari i AAK-së në gjysmën e dytë të vititë kaluar gjithashtu udhëtoi për në SHBA, për të kërkuar ndihmën e Gabriel Escobarit për tu rikthyer ne pushtet dhe për ta themeluar Asociacionin e komunave serbe në Kosovë.

Kjo e enthuziazmojë Gabriel Escobarin- të dërguarin e SHBA ve për Ballkanin Perëndimor, që si autokrat t’I drejtohet Kosovës me fjalët , “Nese Albin Kurti nuk e thermelon Asociacionin, do ta themeloj unë me partnerëet e tjerë në Kosovë”.

Të rikujtojmë se Ramush Haradinaj në kohën kur ishte kryeministër i Kosovës ia fali Malit të Zi 8 mijë e 200 hektarë bjeshkë të Kosovës, dhe se ndj Ramush haradinaj ka shumë për akuza korruptive me të cilat është bërë milioner I pas luftës në Kosovcë.

Albin Kurti dhe Qeveria e tij tashmë pas qeveriisjes dy vjeçare, pas ndaljes së korrupsionit, duhet të kalojnë në veprime konkrete të ngritjes së padive dhe të nxjerrjes para ligjit të gjithë tradhtarët për të cilët ka fakte dhe argumente të mjaftueshme për tradhtitë dhe hajnitë e kryera.

Albin Kurti dhe Qeveria e tij këto padi për tradhti dhe hajni duhet t’i ngrenë duke filluar nga Hashim Thaçi e Kadri Veseli dhe ndaj të tjerëve që pritet tu bashkangjiten atyre, përkundër faktit se ata ndodhen për padi tjera në Gjykatën Speciale për Krimet e Luftës Hagë.