NGA: REXHEP TORTE
Tradhtia e tyre vazhdimësi është demaskuar dhe zbuluar me argumente, fakte e dëshmi në rubrikn e lajmeve, të aktualitetit dhe në opinionet dhe shkrimet e shumta investifigative në mediumin tonë të vetëm mbarëkombëtar të paanshëm shqiptar “Bota Sot”, ku janë shpalosur dhe po shpalosen tradhtitë dhe hajnitë gjatë luftës dhe pas lirisë dhe pavarësimit të Kosovës.
Tradhtia dhe hajnia e tyre konsiston në opinionet e shkruara për veprimtaritë e tyre korruptive si anëtarë të Klanit ROGNER në Tiranë dhe të qeverisjes së PAN-it në Kosovë, me çka janë bërë multi milionerë të pasluftës në Kosovë.
Është tragjedi dhe papërgjegjësi e madhe kombëtare shqiptare që në Kosovë të ketë tradhti dhe hajni të përmasave kaqë të mëdha, gjatë luftës së UÇK-ë dhe pas çlirimit e pavarësimit të Kosovës nga agresioni gjënocidal i Serbisë gjatë viteve 1998/99.
Agresion që u shoqërua me vrasje, masakrime, dhunime dhe dëbime të më shumë se 1 milion shqiptarëve autoktonë nga Kosova.
Tradhtia dhe hajnia janë dy vetitë më të dëmshme dhe më të shëmtuara të njeriut në jetën e tij, dhe që njeriun e njollosin për jetë të jetëve.
Tradhtarët dhe hajnat janë njerëzit më mëkatarë dhe më të urryer edhe nga Zoti i Madhërishëm, i cili është i pamëshirshëm në ndëshkimin e këtyree njerëzve të ligë në këtë jetë por edhe në jetën e përtejme.
John Bolton ish Sekretar Amerikan Shtetetëror në kohën e ish Presidentit Donld Trump, deklaroi se, “Hashim Thaçi dhe Alekandër Vuçiq erdhën te unë dhe e kërkuan ndarjen, unë nuk kam dorë në këtë punë”.
Naim Miftari ish epror i Lartë i UÇK-së dhe ish agjent i SHIK-ut, deklaroi se, “ Hashim Thaçi do të mbahet mend si agjent i DGSE-fë së Francës, i nëpunësit të aj Denjear Arnaudit- dhënderit serb.
Gani Thaçi m vëllai i Hashimn Thaçit poljanit të Brojës do të mbahet mend si spiun i UDB-së i lidhur me Stanishiqin”.
T’i vizitosh tradhtarët, vëllavrasësit në Hagë, quhesh bashkëveprimtar me ata
Hashin Thaçin, Kadri Veselin dhe të tjerët që janë prapa grilave në Hagë, dhe ata që pritet së spejti të arrestohen, mund të jetë e logjikshme dhe normale t’i vizitojnë familajtët e tyre, sepse i kanë patur në sofrën familjare.
Por kur dëgjojmë se të akuzuarit në Hagë përveç failjarëve i kanë vizituar, bashkëpartiakët e tyre, rektorë të universaiteteve private, disa gazetarë dhe disa ish aktivistë të protestave studentore, kjo me të vërtetë është për tu habitur dhe për çdo kritikë.
Të burgosurit në Hagë janë vizituar edhe nga Edi Rama, por edhe nga Behgjet Pacolli, i cili e organizoi edhe vizitën në Hagë të ish presidentëve Rexhep Mejdani, Bamir Topi e Alfred Mojsiu të shoqëruar edhe nga Pandeli Majko-ish kryeministri i Shqiperisë, dëshmon qartë se këta vizitorë në Hagë me të pandehurit i lidh bashkëpunimi i ngushtë në të kaluarën e zezë të Kosovës.
Të burgosurit në Hagë u vizituan edhe nga Naim Tërnava-kryëtarri i Bashkësisë Islame të Kosovës, nga Ipeshkvi Imzot Dedë Gërgji- kreu i Kishës katolike në Kosovë dhe nga Artur Krasniqi- Pastor i Kishës Protetante në Kosovë.
Naim Miftari ish epror i lartë i UÇK-së dhe ish gjent I SHIKU-t, këtë vizitë të kleikëve në hagë e cilësi, “ Bashkë vidhnin , manipulonin me ndihmat , milionat që vinin pas luftës ng shtetet islamike. Hajni mbëshet hajnin, asai vizituesi tjetër, prifti katolik s’është më i mire hië e u bë milionr duke iu falenderu Pronto mafisë së Hashim Thaçit”.
Është tejet irituese kur dëgjojmë që këta vizitorë që i vizitojnë të burgosurit në Hagë deklarojnë se, “Ata si gjithmonë janë me moral të lartë dhe me atdhedashuri të palëkundur”.
Shtrohet pyetja se çfarë morali i lartë dhe çfarë atdhedashuri ekziston te këta të birgosur të cilë akuzohen me akuza aqë të rënda dhe që i sollën aqë dëme Kosovës?!