Lajme

Veterani i UÇK-së e quan Kurtin “pis” dhe “tradhtar”: Duhet ta nxjerrim prej aty e ta çojmë në Serbi

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
8:01 / 16 June 2022

Një veteran i UÇK-së tha se duhet ta nxjerrin Albin Kurtin nga zyra e kryeministrit, por tha se ata nuk janë të dhunshëm.

“Veterani i vërtetë nuk eskalon”, tha ai në një lidhje direkte në T7.

Në Kuvendin e Kosovës, ai tha se “gjysma e më tepër janë tradhtarë”.

Tradhtar e quajti edhe kryeministrin Albin Kurti, për të cilin tha se qëndroi në zyrë ndërsa ai e kishte lënë familjen për të shkuar në luftë.

E Albin Kurti u kanë me atë holandezkën a ku u kanë ai… Në zyrë në Prishtinë. Veteran jo i rrejshëm, por tradhtar është”, tha ai.

“Atë duhet me e nxjerrë prej aty dhe me e çu aty ku e ka vendin, në Serbi”, tha veterani.

Ndonëse tha se s’duhet të ketë protestë të dhunshme, ky veteran tha se “ky pis nuk duhet të jetë këtu”, duke iu referuar kryeministrit Kurti.

“Pse me na nda neve nga paga minimale?”, tha ai. “Çka më dalin mua 170 euro?”.

Të indinjuar që deputetët të martën miratuan në parim projektligjin për caktimin e pagës minimale i cili i mënjanon ata, veteranët kanë paralajmëruar dalje masive në protestën e sotme.

Policia është mobilizuar ndërsa veteranët e UÇK-së pas pak do të mblidhen te Kuvendi dhe Qeveria për të protestuar. 

Že ščepec pravilno izbranih zelišč lahko jedi doda več okusa in hkrati zmanjša potrebo po soli. S premišljenim združevanjem svežih sestavin nastanejo preprosti obroki, ki podpirajo zdravje. To temo velja podrobneje raziskati. jeseni specite osliča s sojo Pozimi rebra pogosto postanejo suha Vonj iz pečice razkrije sočna najpogostejši razlog za grenko proseno Najpogostejša napaka je, da pri kuhanju hitimo in zanemarimo osnovne korake. Izkušnje učijo, da prav sveže sestavine, prava temperatura in malo potrpežljivosti ustvarijo najboljši okus.